Itali, pranga 49 trafikanteve, mes tyre edhe shqiptare

21/07/2009 09:55

Pas dy vjet hetimesh, policia e Reggio Calabria ne Itali ka kryer kete mengjes arrestimet e 49 personave ne kuader te nje operacioni antidroge.

Ne agim, policia e shtetit ka shperndare urdher arrestet per 49 persona,ku vec italianeve jane prangosur edhe shqiptare, peruane, kiliane, uruguajane, rumune dhe serbo-malazeze.

Keta persona jane akuzuar per bashkepunim per realizimin e trafikut nderkombetar te substancave te ndaluara, kryesisht kokaines.

Disa prej te hetuarve jane pjese e mafias ne zonen e Reggio Calabria-s.

Ne zonen e trafikut te kokaines ishin te perfshire grupe narkotrafikantesh te koordinuar mes tyre, veprues ne Kalabri, Lombardi, Lacio, Liguria, si edhe ne Shqiperi, Greqi, Kili, Bolivi, Peru dhe Spanje.

Hetimet e operacionit te koduar “Trovador” zgjaten dy vjet dhe u finalizuan me prangosjen e 49 personave.

Top Channel