Virusi, lume kerkesash per vaksina

20/07/2009 08:35

Edhe pas lajmit te mire  se Shqiperia po shikon mundesine per te porositur vaksine enkas per gripin e derrit, qytetaret kane marre edhe masat e tyre.

Farmacite me ne ze ne kryeqytet dhe depot e medha farmaceutike te cilat sjellin medikamente ne Shqiperi kane marre dhjetera kerkesa per te blere vaksine te thjeshte apo Tamiflu. Shume prej qytetareve qe kane bere porosi kohe me pare i kane marre vaksinat Tamiflu, te tjere presin t’i marrin ato. Te gjitha keto veprime dhe kerkesa jane bere privatisht.
Rrethe te ndryshme me lidhje gjaku apo lidhje shoqerore kane bere nje preventiv per sasine e vaksinave qe u nevojitet per te afermit e me pas e kane derguar ate prane grosisteve.
Nderkohe qe sapo te  jete zgjidhur ceshtja e vaksinave specifike per t’u mbrojtur nga gripi i derrit kerkesa te tjera do te vijne nga qytetare te tjere. Ndersa per sa u takon vaksinave te thjeshta te gripit qe qytetaret marrin gjithmone ne stinen e vjeshtes, kerkesat jane edhe me te medha.

Ende shoqata e grosisteve apo struktura te tjera private qe operojne ne tregun farmaceutik shqiptar, nuk kane deklaruar per nje rritje te mundshme te cmimit te tyre, por kerkesat per kete produktet ne muajin shtator-tetor-nentor, mendohet te trefishohen.
Nga ana tjeter, shteti shqiptar ka deklaruar se ka nje stok vaksinash Tamiflu dhe ka bere porosine per 5 mije doza te tjera. Pak dite me pare, Ministria e Shendetesise deklaroi se eshte ne faze diskutimi mundesia per te porositur doza vaksinash enkas per gripin e derrit. Mendohet qe edhe vendi yne t’i shtohet listes se vendeve te cilat jane ne pritje per te marre vaksinen e AH1N1.
Ministria e Shendetesise po njihet mbi ecurine e prodhimit te vaksines dhe eshte ne faze shqyrtimi mundesine e porositjes se dozave per Shqiperine. Vec stokut qe disponon vendi yne ka kerkuar edhe 50 mije Tamiflu te tjera.
Firmat private farmaceutike do te sjellin edhe vaksinen e thjeshte te gripit, e cila do te tregtohet ne farmacite e te gjithe vendit.

Per sa i perket vaksinimit te grupeve te popullsise, shendetesia ka nenvizuar se kategorite e domosdoshme qe duhen vaksinuar jane punonjesit e shendetesise, te cilet duhet te jene ne shendet dhe eficense te plote te tyre, punonjesit e disa institucioneve, si bankat. Nderkohe eshte shume e rendesishme te vaksinohen femijet e vegjel, pacientet qe vuajne nga semundjet kronike, grate shtatzena.

Top Channel