Tenton te mbyse te dashuren dhe femijen

20/07/2009 08:45

Xhelozia mes nje cifti te pamartuar duket se ka shkuar deri aty sa burri ka dashur te vrase vajzen qe dashuronte, bashke me femijen e saj.

Ai dyshohet se i ka mbyllur ne makinen e tij, e ka ndezur ate dhe ka hedhur mjetin ne liqen, qe t’i mbyste brenda. Por, duket se fati ka qene me nenen 29-vjecare, kur skena eshte pare nga nje banor i zones, i cili ka lajmeruar policine. Sipas policise, e gjithe skena makaber, e cila fatmiresisht eshte mbyllur pa viktima, ka ndodhur ne fshatin Baldushk te Tiranes.

Sipas informacioneve operative, rreth ores 20.00 te se premtes, sapo ishin nderruar turnet ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ne sallen operative ka mberritur nje telefonate nga nje banor i fshatit Baldushk. Ai ka treguar se nje person kishte hedhur nje makine tip “Mercedes Benz” ne liqenin e ketij fshati dhe me pas ishte larguar.

Policia, duke dyshuar se pse mund te ishte kryer ky veprim, ka njoftuar sherbimet e Komisariatit nr. 1, qe mbulon zonen e lartpermendur dhe ka kerkuar prej tyre qe te kontrollin per informacionin e marre. Menjehere sherbimet jane nisur per ne vendin e ngjarjes, ku kane zbuluar mjetin e hedhur ne liqen. Por aty prane kane gjetur edhe nje grua 29-vjecare, bashke me femijen e saj, 4 vjec, te cilet ishin te lagur nga uji i liqenit. E kur kane biseduar me te, kane zbuluar se i njohuri i tyre kishte tentuar t’i mbyste ne liqen. Ne kete moment, ngjarja ka marre permasa me te medha dhe menjehere jane kerkuar perforcime nga seksioni kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit.

Nena e re eshte sjelle ne ambientet e policise kryeqytetase, ku nuk ka ngurruar per te deklaruar se cfare i kishte ndodhur. Sipas te dhenave policore, e demtuara, e identifikuar me emrin Edlira A., kishte pak kohe qe ishte njohur me 27-vjecarin Fatos D. Sipas deshmise rreqethese, ajo ishte divorcuar me bashkeshortin e saj dhe 27-vjecari i kishte qendruar prane.

Nga kjo, sipas deshmise se saj, ishte krijuar nje lidhje intime, pavaresisht se kishte edhe nje femije 4 vjec. Lidhja ka shkuar mire deri disa dite me pare, kur mes ciftit ka plasur xhelozia. Kjo ka sjelle disa debate mes tyre dhe keshtu ka ndodhur edhe te premten ne mbremje. Pasi kjo i ka thene se do ndahet me te, sipas deshmise se leshuar ne polici, ai ka ndryshuar komplet, duke e kercenuar se do e vriste. Kur kane shkuar ne fshatin Baldushk, jane afruar te liqeni. Ai ka ndezur makinen, ka mbyllur gjithe dyert, duke lene brenda te njohuren e tij, bashke me djalin e saj 4-vjecar dhe e ka leshuar ate drejt liqenit.

Me tej, vajza ka deklaruar se ne ato momente e ka zene tmerri dhe ka kerkuar ndihme. Uji ka filluar te hyje brenda makines, ndersa ajo zhytej edhe me shume ne liqen. Ne keto kushte, as ajo nuk e ka kuptuar si ka mundur ta hape deren e makines, te rrembeje femijen e te dale jashte. Eshte detyruar te beje disa metra not, bashke me djalin, por ne perfundim ka arritur te shpetoje. Por, kur ka dale, ka vene re se 27-vjecari ishte larguar. Pas gjithe kesaj deshmie, policia ka mundur te identifikoje te dyshuarin e ngjarjes, i cili rezulton te jete nga fshati Picalle i Tiranes. Menjehere sherbimet policore kane ushtruar kontroll ne banesen e tij, por nuk kane mundur ta gjejne.

Nga ana tjeter, sherbimet e Komisariatit Nr. 1 kane nxjerre makinen nga liqeni, qe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale, e cila eshte nje “Mercedes Benz”, me targa te huaja AJ 335 BF. Madje, kjo makine nuk ishte regjistruar as ne emrin e autorit te dyshuar te ngjarjes. Por kerkimet per kapjen e tij kane vazhduar deri diten e djeshme, kur eshte arrestuar nga sherbimet policore. Sipas te dhenave, ai eshte kapur te disa te aferm dhe menjehere eshte marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore.

Ai ka dhene variantin e tij per kete ngjarje, duke mos pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, por kjo nuk e ka shpetuar nga arrestimi. Sipas te dhenave policore, ne bashkepunim edhe me prokurorin, eshte vendosur qe ai te arrestohet per vrasje me dashje te mbetur ne tentative dhe nese shpallet fajtor rrezikon te pakten dhjete vjet burg.
 
 

Top Channel