Rama: Zgjedhjet, peng i Berishes

20/07/2009 15:05

Kryetari i Partise Socialiste eshte fokusuar serish ne veprimtarine e institucionit te administrimit te zgjedhjeve KQZ, duke argumentuar se shumica e anetareve po perdoren nga kundershtari i tij politik, duke shkaterruar ne kete menyre procesin zgjedhor. (UPDATE)

Shkak per riformulimin e kesaj akuze u be debati ne KQZ per qarkun e Fierit.

“Rikthimi tek mandati yne i nente ne Fier i kesaj KQZ-je te kthyer ne vegel qorre te Sali Berishes, permes nje kryetari te denuar ne te shkuaren e tij, jo te larget per marrje ryshfeti dhe nje shumice qe nuk i nenshtrohet ligjit po oreksit te Sali Berishes Gjithshka qe Sali Berisha ka marre e mund te marre deri ne fund ne rruge te paligjshme, ne shkelje te plote te ligjit e te se drejtes tone per te qene te barabarte perpara ligjit, ne do ta rimarrim ne rrugen e ligjshme te nje force te madhe politike te grabitur ne te drejten e saj”, tha Rama.

Kreu i PS-se shkoi me tej ne argumentat e tij kur tha se pushteti i ri shtatanik sic u shpreh ai i ciftit te ri te politikes se vjeter lindi per te ndaluar zbardhjen e krimit elektoral te 28 qershorit, si dhe per te ndaluar hapjen e kutive te Beratit, Tiranes dhe Shkodres po dhe qyteteve te tjera.

“Mua nuk me mbetet veçse t´i riperseris publikisht Sali Berishes nje pushtet i grabitur nuk mbahet dot ne mes te Europes ne shekullin e XXI-te dhe nga perballja me te verteten e kutive te marra peng ne kundershtim me ligjin e me te drejten e opozites, nuk e shpeton dot as ish i denuari per marrje ryshfeti qe ka ne krye te KQZ-se, as i denuari me turp qe vrapoi t’i ulet ne prehrin e lene bosh nga Xhuveli dhe as perpjekja e ethshme per te bere diversion ne Partine Socialiste”, tha Rama.

PS tha shefi i selise roze do te jete nje pengese e pakapercyeshme ne rrugen e Sali Berishes, sepse ne shekullin e 21 tha Rama nuk mund te triumfoje genjehstra e nje pushteti te ricikluar sic argumentoi ai permes grabitjes se votave dhe te mandateve.

Top Channel