Korce, s’ka ilace, vdes femija

20/07/2009 16:35

Mjeket e spitalit te Korces vihen serish nen akuze per mjekim te pakujdesshem. (UPDATE)

Nje femije nga fshati Leminot ka nderruar jete pas nje pickimi gjarperi, ndersa familjaret thone se femija e tyre vdiq per mungese te nje ilaci dhe nga neglizhenca e mjekeve.

Viktor Balliu ka gjetur vdekjen ndersa ne gjendje kritike po transportohej drejt kryqyetitit pasi ka dale nga urgjenca e Korces.
Nena e tij thote se mjeket i kerkuan te bleje ne farmaci medikamentin kunder helmit te gjarprit, por familja nuk ka gjetur dot parate per ta blere.

Femija ka pesuar komplikacione te renda por te afermit pranojne se e kane identifikuar me vonese pickimin nga gjarperi.

Edhe ne keto kushte kur 5-vjecari ka shkuar ne spital, ai nuk ka mundur te shpetohet nga bluzat e bardha per shkak se sipas mjekeve mungonte ilaci.

Burime te sigurta prane spitalit te Korces thone se ky institucion dispononon serum antivipera, ndersa ende nuk dihet saktesisht ne rast se behet fjale per nje neglizhence te mjekeve por per kete pritet te nise nje hetim i vete spitalit.

Top Channel