Aksidente ne rrugen e re

17/07/2009 13:20

Gjate paradites se sotme ne segmentin Kalimash-Kukes pjese e autostrades Durres-Kukes jane shenuar brenda intervalit kohor te 30 minutave dy aksidente automobilistike.

Tre turiste kosovare jane plagosur dy prej te cileve me fraktura te renda. Aksident i pare ka ardhur si shkak i shpejtesise se madhe te automjetit tip Benz me targa Tirane qe drejtohej nga nje 35-vjecare e cila ka humbur kontrollin e levizjes dhe ka dale ne korsi te gabuar.

Per pasoje eshte perplasur me dy makina te turisteve kosovare. Nga ky aksident eshte plagosur nje person.

Ndersa ne aksidentin e dyte ne dalje te tunelit te Kalimashit ka qene prerja e gabuar e rruges nga ne kamion i tonazhit te rende ku per pasoje eshte perplasur me nje automjet me targa te Kosoves ku jane plagosur dy vellezerit Shemsedin dhe Jakup Zhuniqi nga Kosova.

Te plagosurit jane derguar ne spitalin e Kukesit. Dy aksidentet pasojne 5 aksidentet e ketij muaji te ndodhur ne segmentin Milot-Kukes te autostrades Durres-Kukes.

Top Channel