Tepelene, tenton te vrase te birin, arrestohet

16/07/2009 11:00

Ne Tepelene eshte arrestuar nje person 54 vjec sepse ka tentuar qe te vrase me arme zjarri te birin. Policia e ka arrestuar ate duke penguar tragjedine.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Nivice te rrethit Tepelene ku 54 vjecari Demo Zana pas nje konflikti per motive te dobeta, ne gjaknxehtesi e siper ka qelluar me arme zjarri te birin 26 vjecar Dritan Zana.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur ne kemben e djathte dhe menjehere eshte transportuar per ne spitalin e Gjirokastres ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nderkohe, 54 vjecari autor i ngjarjes ne fjale eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur dhe vetem disa ore me pas eshte gjetur i fshehur ne pyll nga forcat e rendit, te cilat kane bere menjehere ndalimin e tij dhe sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te armes automatike model 56 me te cilen ai tentoi te vrase te birin.

Top Channel