Rome, arrestohet, vrau bashkekombasin ne Shqiperi

16/07/2009 13:35

Policia e Romes ka arrestuar nje 41-vjecar, i cili akuzohet per vrasjen e nje bashkekombasi te tij ne Shqiperi.

Shtetasi 41 vjec me inicialet V.T. duhet te vuaje denimin prej 14 vjetesh heqje lirie. Prej 10 vjetesh ai ishte shpallur ne kerkim, por per shume kohe kishte gjetur strehim ne kryeqytetin italian. Arrestimi i tij eshte kryer ne oret e para te dites se sotme nga Policia e Romes, e cila rrethoi banesen e te kerkuarit, duke e prangosur menjehere.

Nderkohe, ne Palermo eshte arrestuar ne tjeter shtetas shqiptar, i cili akuzohet per tentative vrasje ndaj 3 bashkekombasve. Ai i kishte sulmuar ata me nje leve hekuri, pasi nuk i kishin paguar parkimin abuziv.

Top Channel