Meksi, kritika qeverise per akcizen

16/07/2009 15:35

Partia Socialiste, e cila pervec procesit zgjedhor po mban ne fokus edhe levizjet e qeverise, denoi ashper ndryshimet e kabinetit qeveritar ne ligjin per akcizen, duke ngritur akcizen ne disa mallra te caktuara.

“Terheqim vemendjen per kohen kur u be ky ndryshim, pasi duhen me shume se 2 muaj qe te mblidhet Parlamenti dhe ta ratifikoje. Do te goditen tregtaret kudo ne vend”, ka deklaruar deputetja Ermelinda Meksi.

Duke e konisderuar nje veprim arrogant te qeverise ndaj biznesit, ne nje moment qe sipas zonjes Meksi duhet ta mbeshteste me politika lehtesuese, PS veren gjithashtu se keto vendime jane pasoje e fatures se shtrenjte qe solli fushata e PD, qe sic tha ajo do te paguhet nga biznesi i ligjshem.

Zyrtarja e PS thote se ky skenar shpenzimesh vazhdon te kryhet ne kuadrin e diskutimeve qesharake mbi shifrat e rritjes ekonomike, kur sipas saj deficiti buxhetor eshte rritur nga -3.7 miliarde ne mars, ne -9,8 miliarde ne prill dhe -20.2 miliarde ne maj.

Ndersa krahasuar me 5 mujorin e pare te vitit te shkuar, sic tha Meksi, shpenzimet buxhetore jane rritur me 33%, ku investimet jane shtuar si asnjehere 135%, ndersa te ardhurat buxhetore vetem 8.9%.

Por perkundrejt deklaratave te qeverise se rritja ekonomike e tremujorit te pare te ketij viti eshte 6%, anetarja e kryesise se selise roze jep kete koment.

“Fenomenet e uljeve te depozitave, qe po t’i referohemi shifrave 2009-2008 eshte ulur ne nivelin 12 miliarde, ka cuar uljen e kreditimit ne 20 miliarde leke kundrejt 30 miliarde qe ishte vitin e kaluar. Ky eshte shqetesimi i shqiptareve qe nuk duhet pare si kapiteni i “Titanikut” aizbergun, por te shihet ne menyre qe te shpetojme”, ka theksuar Meksi.

PS qe prej praneveres se ketij viti ka ngritur zerin per rrezikun e krizes ekonomike qe sipas saj ka mberthyer vendin, por keto deklarata jane ndeshur me kundershtimin e zyrtareve te qeverise, te cilet thone se Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza globale, per te mberritur ne deklaraten e nje dite me pare, ku thuhet se eshte prekur lehte.

Top Channel