KQZ: Jane mandatuar 40% e deputeteve

16/07/2009 19:50

Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli gjate nje konference per shtyp te mbajtur sot ka sqaruar se deri tani jane mandatuar zyrtarisht 40% e deputeteve te Parlamentit te Shqiperise.

“Jane shperndare mandatet ne Korce, Kukes, Diber, Elbasan dhe ne disa qarqe te tjera dhe deri tani jane mandatuar 40% e deputeteve”, ka deklaruar Olli.

Zedhenesi ka publikuar serish rezultatet paraprake te zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat nxjerrin fitues koalicionin e djathte.

“Pas procesit te numerimit kryeson Aleanca e Ndryshimit me 70 mdanate, e ndjekur nga Bashkimi per Ndryshim me 64 mandate dhe Aleanca Socialiste per Integrim me 4”, ka nenvizuar Olli.

Ai ka shtuar me tej se mbyllja e rezultatit perfundimtar do te behet pas vendimeve te Kolegjit Zgjedhor.

Top Channel