Iran, largohet kreu i programit berthamor
16/07/2009 14:35
Shefi i Organizates Iraniane per Energjine Berthamore eshte larguar nga kjo detyre.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia e lajmeve Isna, sipas se ciles, doreheqja e Gholamreza Aghazadeh eshte pranuar nga kreu i shtetit, Mahmud Ahmadinexhad. Agjencia e lajmeve ka kontaktuar me Aghazadeh por ai nuk ka pranuar te zbuloje shkaqet qe e cuan ne marrjen e vendimit per t’u larguar nga kjo detyre.
Vendimi i kreut te Organizates Iraniane per Energjine Berthamore vjen ne nje kohe qe kominuteti nderkombetar po ushtron presion te vazhdueshem ndaj Teheranit per t’i dhene fund programeve te pasurimit te uraniumit.
Top Channel