Presidenti Obama “mberrin” ne Gostivar

14/07/2009 17:55

Nje adhurues i presidentit amerikan Barack Obama ne qytetin e Gostivarit ka hapur nje kafene qe mban emrin e shefit aktual te Shtepise se Bardhe.

Para hyrjes se kafenese ndodhet nje poster i madh i Barack Obama, ne te cilin shkruhet “Cafe Bar Obama”.

Edhe kamarieret qe sherbejne ne kete bar, ne uniformen e tyre kane te shkruar parullen e mesiperme.

Politika amerikane gjen perkrahje te madhe pothuajse ne te gjitha vendet e Ballkanit, perkrahje e theksuar sidomos tek shqiptaret ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni te cilet me emrat e presidenteve amerikane kane emeruar femijet e tyre, sheshe, rruge, etj.

Top Channel