SHBA, nje afro-amerikane ne krye te shendetesise

13/07/2009 19:55

Eshte nje mjeke afro-amerikane nga Alabama ajo qe presidenti Barack Obama ka emeruar “kirurgen e pergjithshme” te Shteteve te Bashkuara.

Behet fjale per Regina Benjamin, e cila do te mbikeqyre shendetin e amerikaneve.

Ne kurrikulumin e saj Benjamin ka ndertimin e nje klinike ne nje fshat te varfer peshkataresh ne Alabama, qe u rindertua dy here pas uraganeve “Georges” e “Katrina” qe goditen zonen ne vitet 1998 dhe 2005.

Mes detyrave kryesore te “kirurges se pergjithshme” do te jete dhenia e keshillave per amerikanet qe pijne duhan apo qe jane obeze.

Top Channel