Fier, administrata kerkon shtesat e pagave

13/07/2009 08:10

Bashkia e Fierit dhe disa komuna nuk i kane rritur pagat per punonjesit, sipas nje vendimi te Keshillit te Ministrave.

Kjo ka sjelle reagim te vete punonjesve, si edhe te sindikatave ku ata aderojne. Mosaplikimi i rritjes se pages eshte cilesuar si padrejtesi nga Sindikata e Pavarur e Punonjesve, e cila ka kerkuar zyrtarisht respektim te ligjit dhe zbatim te vendimit te qeverise nga ana e Bashkise se Fierit, si dhe e disa komunave ne kete rreth. Sipas kreut te Sindikates se Pavarur per Punonjesit ne Qarkun e Fierit, Agron Shehu, eshte evidentuar mungesa e zbatimit te ligjit nga mjaft njesi vendore.

“Duke filluar nga 1 maji e vitit 2009 e ne vazhdim ka dale nje vendim i qeverise per rritjen e pages minimale nga 17 mije ne 18 mije leke. Te gjithe punonjesit e punesuar ne sistemin publik dhe jo publik perfitojne nje rritje page prej 1 mije lekesh. Deri ne kete jave te dyte te korrikut, nuk e kane perfituar kete rritje page minimale shume punonjes te njesive vendore te Fierit”, pohon kreu i sindikates se pavarur te punonjesve ne Fier.

Agron Shehu tregon disa nga ndermarrjet vartese te bashkise, te cilat nuk e kane aplikuar ende pagen e re, edhe pse vendimi ka hyre ne fuqi qe prej dy muajsh.

“Behet fjale per ndermarrjen e pastrimit dhe te gjelberimit ne Bashkine e Fierit, si dhe ne po te njejtin sektor te disa komunave te Fierit, qe nuk e kane aplikuar kete page te re per punonjesit e tyre, edhe pse ata i kane si punonjes ne administrate publike. Jane punonjesit e sherbimeve ata qe nuk jane njohur ende me pagen e re qe u takon me ligj. Deri tani, edhe pse kane kaluar dy muaj e po vijon edhe i treti muaj, nuk eshte aplikuar nga shume komuna dhe bashki rritja e pages minimale. Kjo per mua si sindikalist eshte e detyrueshme dhe duhej zbatuar qe nga 1 maji i kaluar dhe me kete komunat e bashkite po regjistrojne padrejtesi e shkelje te ligjit”, ka vijuar me tej kreu i sindikalisteve te Fierit, Agron Shehu.

Duke iu referuar vendimit te qeverise, rritja e pagave minimale dhe atyre maksimale me 5 per qind eshte bere per efekt te sigurimeve shoqerore e atyre shendetesore dhe si vendim ka hyre ne fuqi qe nga data 1 maj e ketij viti.

Top Channel