Elbasan, 8 milione per obeliskun e arsimit

13/07/2009 08:00

Ne vigjilje te 100 vjetorit te celjes se te pares shkolle Normale ne vendin tone, Elbasani kerkon te nderoje korifenjte e arsimit shqiptar me nje obelisk madheshtor ne qender te qytetit.

Pikerisht per kete qellim, Bashkia e Elbasanit ka shpallur konkursin per prezantimin e projekteve ne bocete te ketij monumenti. Vete kreu i bashkise, Qazim Sejdini, ka pohuar se bashkia ka hapur nje konkurs ku te gjithe te interesuarit po paraqesin projektet e tyre per ndertimin e monumentit te arsimit ne qytetin e Elbasanit.

“Deri me tani ne jemi ne fazen e perzgjedhjes se projekteve te paraqitura nga skulptoret dhe brenda muajit gusht do te shpallim projektin me te mire per te ngritur monumentin e arsimit”, tha Sejdini. Te pakten deri tani jane vendosur ne zyren e kryebashkiakut dy bocete konkurrues, ai i skulptorit Bujar Kapllani dhe Aristidh Caridha. Ne kete kuader, Bashkia e Elbasanit ka akorduar nje fond prej 8 milione lekesh, per ngritjen e monumentit te arsimit, i cili do te perfundoje perpara muajit dhjetor, ku shenohet edhe 100-vjetori i hapjes se shkolles se pare te mesme shqipe.

“Elbasani do ta kete kete veper kushtuar arsimit perpara ceremonise se 100-vjetorit te Normales dhe ne jemi akoma ne fazen e shqyrtimit te projekteve”, ka pohuar Sejdini, ndersa ka shpjeguar se ende nuk eshte percaktuar vendi se ku do te ngrihet ky monument, megjithese mesohet se eshte hedhur per diskutim vendi qe ze sot Isuf Mezyri, prane sheshit te Albtelekomit, i cili mund te zhvendoset ne ndonje pike tjeter me te rendesishme.

Top Channel