PS: Transparence ne numerimin e votave

12/07/2009 16:45

Partia Socialiste vazhdon te paralajmeroje se nuk do ta njohe procesin zgjedhor nese ai nuk do te behet transparent.

Zedhenesja e selise roze tha se pas Fierit ku socialisteve u takon mandati i nente, PS do te kerkoje te njejten gje edhe per Beratin e Tiranen.

“Sot te gjithe po shikojne se c’ka ne kutite e Fierit dhe te gjithe do te shikojne se pse u nxitua Meta te bashkohej me Berishen. Nese keto kuti se bashku me te Beratit dhe Tiranes nuk futen ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, ne nuk do te njohim parlamentin e ardhshem dhe do te ndjekim rrugen e protestave popullore”, eshte shprehur zedhenesja e PS-se, Armela Imeraj.

Top Channel