“Nuk pres falje”, zbardhet mesazhi i autorit të sulmit në Shtëpinë e Bardhë, 31-vjeçari kishte paralajmëruar familjen para të shtënave
Nuk ishte nje sfilate ishte nje samit. Nuk ishte nje gare stili, por nje perfaqesim nga kultura te ndryshme. Megjithate gjithnje diskutohet se kush ishte me e mira dhe kush u pelqye me pak.
1. Carla Bruni-Sarkozy. Perfekte naten e pare kur u prezantua me nje golf dhe nje fund, shume terheqese dhe tregoi me te gjitha detajet se eshte nje grua e modes.
2. Michelle Obama. Mberriti ne Rome me nje fustan ngjyre limoni. Me nje qendrim krenar, me shume se zonje e pare, nje super grua. Kritika ka marre lulja jeshile ne fustanin e prezantimit.
3. Nompumelelo Ntuli. Gruaja e katert e afrikanojugorit, Jacob Zuma, ra ne sy per kapelen e saj me lule te zeze, nje aksesor kult i samitit G8. Ajo tregoi se eshte nje zonje shume krenare dhe me plot kuraje.
4. Sarah Brown. E mbushur ne trup dhe simpatike. Shkoi ne restorant me nje fund me ngjyra te Union Jack.
5. Filippa Reinfeldt. Gruaja e kryeministrit suedez nuk dihet pse nuk i viziton shpesh stilistet. Eshte e kendshme, skandanave dhe me sharm.
6. Juliana Nwanze. Gruaja e presidentit te Ifad eshte nje afrikane elegante. Fustani i saj i gjate i kalter nuk kaloi pa rene ne sy, duke marre parasysh edhe kontrastin me lekuren e nxire.
7. Gursharan Kaur Singh. Zonja e pare indiane me fustanin e saj tradicional u shfaq ne samit me dinjitet dhe me aspak buje. Per moshen e saj jo fort te re, veshja ishte ok.
8. Chikako Aso. Gruaja e kryeministrit japonez, me shtat te shkurter e veshur ne te bardha, ka bere nje paraqitje jo te keqe. Gjithsesi organizatoret u munduan ta mbanin larg nga Michelle per te mos lejuar kontrastin e trupave.
9. Margarita Zavala. Zonja e pare meksikane nuk vishet ne menyre entuziaste. Shume e thjeshte, megjithate stili i saj u pershtat me viziten ne Aquila.
10. Laureen Teskey. Gruaja e kryeministrit kanadez, jo vetem qe duhet te gjeje veshjet e duhura neper dyqane, por duhet te ndryshoje urgjentisht parukier. Keshillohet qe te marre disa leksione nga Carla Bruni.
Top Channel