Obama: Afrika nuk eshte e vetme

11/07/2009 13:25

“Ndodhem ne Gana pas samitit te G8 per t’i treguar Afrikes se nuk eshte e ndare nga ceshtjet nderkombetare. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje interes konstant ne lidhje me ekonomine dhe zhvillimin e ketij kontinenti”.

Keshtu u shpreh presidenti amerikan Barack Obama gjate takimit me homologun e tij ganez Atta Mills.

“Gana eshte nje prej modeleve pozitive per Afriken dhe une dua te inkurajoj Akren te vazhdoje rrugen e saj demokratike”, u shpreh Obama.

Nga ana e tij, presidenti i Ganes tha se vizita e Obames shenon nje sinjal pozitiv.

Me ankth pritet fjalimi i presidentit amerikan ne parlamentin ganez, ku do te trajtoje ceshtje te politikes se jashtme.

Me kete rast, burime te Shtepise se Bardhe, bejne te ditur se Obama do te flase per rendesine qe ka zeri afrikan ne debatet globale.

Top Channel