Turqia pranon disidenten ujgure, Kader

10/07/2009 12:10

Turqia ndez driten jeshile per disidentet ujgure, duke ofruar strehim per ta.

Liderja e ujgureve Rebija Kader, e cila jeton ne SHBA prej shume vitesh, do transferohet ne Turqi pasi ka marre miratimin e autoriteteve zyrtare te Ankarase. 62-vjecarja akuzohet per nxitjen e protestave qe shkaktuan rreth 150 viktima ne Urumki.

Pekini nga ana tjeter kerkon arrestimin e disidentes, por Turqia nuk e ka lejuar nje gje te tille, pasi pakica e ujgureve qe kerkojne autonomine nga Kina, jane popullsi me prejardhje turke dhe njihen si pakice e tille ne shtetin komunist.  

Top Channel