Tatimet ftojne qytetaret te denoncojne

10/07/2009 14:20

Angazhimi i administrates tatimore per zbatimin e Ligjit Tatimor ne menyre te drejte dhe te barabarte per cdo tatim pagues ka nxitur dhe nismen e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per instalimin e nje linje denoncimi nepermjet telefonit ose postes elekronike.

Cdo qytetar qe konstaton sjellje korruptive nga ana e punonjesit tatimore apo raste evazioni fiskal, ne menyre diskrete pa u nxjerre identiteti i denoncuesit, mund te telefonoje ne numrin jeshil 0800 14 14 ose te shkruaje ne adresen [email protected] cdo dite nga e hena ne te premte nga ora 8:00 e mengjesit deri ne oren 16 te pasdites.

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve u ben thirrje qytetareve te ndergjegjesohen dhe te denoncojne veprimet qe cenojne integritetin e sistemit tatimor dhe parimin e barazise mes tatimpaguesve.

Top Channel