Egjipt, 26 te arrestuar per terrorizem

09/07/2009 17:15

Ne Egjipt jane arrestuar 26 persona te dyshuar per terrorizem dhe te lidhur me Al Kaeden.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria egjiptiane e Brendshme, sipas te ciles te arrestuarit po planifikonin atentate ne platformat e naftes dhe ndaj anijeve te huaja ne kanalin e Suezit.

Sipas burimit, te arrestuarit jane 25 egjiptiane dhe nje palestinez dhe mes tyre ka edhe teknike e inxhinjere.

Sipas autoriteteve egjiptiane, ata kontaktonin me anetare te rrjetit te Al Kaedes permes internetit.

Top Channel