Ban ki Moon: Puna e G8, jo e mjaftueshme

09/07/2009 13:40

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban ki Moon deklaron se puna e bere per klimen nga G8 nuk eshte e mjaftueshme.

Te medhenjte e planetit ne diten e pare te samitit kane aprovuar deklaraten per ekonomine dhe ate per politiken, ndersa tani jane perqendruar mbi klimen.

Marreveshja e arritur, nuk kenaq numrin nje te OKB-se.

Ban ki Moon nuk e vlereson si ambicioz objektivin e percaktuar nga G8.

“Politikat qe jane njoftuar deri me tani nuk jane te mjaftueshme. Ceshtja e klimes kerkon nje impenjim dhe pergjegjesi historike per te ardhmen e njerezimit ne planetin tone”, u shpreh Ban ki Moon.

Top Channel