Australi, inciative kunder shisheve plastike te ujit

09/07/2009 12:05

Ne Australi, nje qytet i vogel ka paralajmeruar iniciativen e rralle te shpetimit te botes.

Gjithcka nis nga ndalimi i tregtimit te ujit me shishe, pasi ambalazhi plastik shihet si nje nder kercenimet kryesore te mjedisit.

Me kete iniciative mbrohet mjedisi por edhe kuletat, nderkohe qe goditja qe merr industria ne kete rast eshte e madhe.

Uji me shishe plastike mori superprodhim ne vitet 1980, por sot theksohet se ky eshte nje kercenim mjedisor dhe se shume energji duhen per t’i prodhuar dhe transportuar shishet me burimin e jetes.

Top Channel