Apeli i Topit per KQZ-ne

09/07/2009 23:05

Dalja e pare publike e presidentit te Republikes pas zgjedhjeve, ishte ne ceremonine e diplomimit te studenteve te nje universiteti privat te specializuar per jurisprudence.

Nje ceremoni ku ai shoqerohej nga zonja e pare dhe ku merrte pjese edhe zonja e kryeministrit.

Fjalimi perpara studenteve ishte kujdesshem, i perzier me emocione per shkak edhe te diplomimit te vajzes se tij te madhe Etida.

I vetmi mesazh politik ishte besimi se me juristet te tille te rinj te shkolluar me cilesi, Shqiperia ka me shume shprese per arritjen e standardeve per t’u integruar ne familjen europiane.

Ne dalje, interesi i gazetareve ishte teper i madh per standardet e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet duke marre ne konsiderate menyren e sjelljes se qytetareve, nje sjellje mjaft e civilizuar ben qe dita e zgjedhjeve te shkonte shume qete. Shqetesimi me i madh qe shqeteson te gjithe eshte korrektesia me te cilen KQZ-ja do te vleresoje rezultatin e zgjedhjeve. Meqe KQZ-ja eshte bipartizane dhe presidenti nuk ka perfaqesuesin e vete ne kete komision, atehere edhe une do te pres rezultatin, por bej apel qe te zbatohen ligjet ne menyre qe te arrihen standardet”, theksoi Topi.

Duke folur per ligjin e ri elektoral, presidenti i Republikes tha se u takon partive politike te vendosin nese ishte ai i duhuri ose jo per vendin.

“Jane partite politike qe ndjejne nevojen per ta ripare ose jo. Po ne eksperimente shikon se ajo qe ecen mbahet, ndersa ajo qe nuk ecen ndryshohet”, eshte shprehur Topi.

Top Channel