Aksident ne Fier, plagosen 4 te rinj

09/07/2009 16:40

Nje aksident automobilistik ka ndodhur mesditen e se enjtes ne aksin rrugor Fier-Seman, e pikerisht ne dalje te fshatit Clim ne rrethin e Fierit.

Dy automjete tip mercedes benz jane perplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 te rinjve qe ndodheshin ne mjetin me targa te Fierit dhe 4 persona qe ndodheshin ne furgonin me targa te Elbasanit.

Si pasoje e perlasjes, mjeti tip mercedes benz me targa te Fierit ka perfunduar ne kanalin qe ndodhet anes rruges kryesore, ndersa furgoni eshte kthyer ne kah te kundert me drejtimin e levizjes.

Te plagosurit jane transportuar ne spitalin rajonal te Fierit. Pasi kane mare ndihmen e pare mjekesore, te aksidentuarit ndodhen jashte rrezikut per jeten. Furgoni me targa te Elbasanit ishte bente pjese ne grupin e disa automjeteve qe shkonin ne nje gezim familjar ne nje fshat te Fierit.

Top Channel