Vasili: Ja pse vendosem aleance me Berishen

08/07/2009 08:25

Sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar se pavaresisht se kjo parti ka hyre ne koalicion me PD, nuk e ka humbur identitetin e saj socialist.

“LSI-ja nuk ka kaluar djathtas. LSI-ja ka ruajtur te paprekur identitetin e saj te spikatur te majte si ne pikepamje te filozofise se saj per shtetin, te asaj programore, por edhe te solidaritetit te saj njerezor. LSI-ja eshte pjese e nje koalicioni ku shumicen e ka fituar Partia Demokratike dhe ku identitetet e LSI-se dhe PD-se bashkejetojne pa asimiluar dhe asgjesuar njera-tjetren”, ka deklaruar Vasili.

Perfaqesuesi i LSI ka sqaruar edhe arsyet perse ky subjekt politik vendosi te bashkohet me partine ne pushtet te udhehequr nga kryeministri Sali Berisha.

“Ky vendim ishte qartesisht nje vendim i detyruar, sepse opozita e perbere nga LSI-ja dhe PS-ja nuk kishin numrin e mjaftueshem te deputeteve per te krijuar nje shumice qeverisese”, ka sqaruar Vasili.

Me tej sekretari i pergjithshem ka akuzuar PS se permes sistemit te ri zgjedhor ka planifikuar asgjesimin e LSI-se dhe vjedhjen e votave te saj.

“Kjo erdhi per arsye te aplikimit te nje Kodi Zgjedhor qe socialistet kishin pergatitur me qellimin e vetem strategjik, asgjesimin e LSI-se dhe pervetesimin me çdo mjet korruptiv dhe te paligjshem te votave te saj gjate fushates, ne diten e zgjedhjeve dhe gjate administrimit te procesit te votimit”, ka shtuar Vasili.

Top Channel