PS: Te rishihen fletevotimet

08/07/2009 15:15

Partia Socialiste, e cila ka ne keto momente ka hyre ne fazen e perpunimit te kontenstimeve per procesin zgjedhor, artikuloi nje tjeter akuze ndaj PD dhe lidershipit te saj, kur tha se deformimi i rezultatit te zgjedhjeve ka ardhur edhe si pasoje e vendosjes se qendrave te votimit ne ambiente private te militanteve te PD-se. (UPDATE)

Nje nga perfaqesuesit e larte te PS, Namik Dokle tha ne te gjithe vendin ishin 92 te tilla dhe vetem ne Tirane 27 qendra votimi ne ambiente private.

“Kodi elektoral e përcaktonte qartë, se “qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe VNV-ve, nuk mund të krijohen në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi pjesërisht ose tërësisht të një partie politike, apo kandidati ose të afërmve të tij. Nisur nga ky përcaktim i Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste ka denoncuar dhe ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshimin e vendodhjes së qendrave të votimit në 92 raste”, u shpreh Dokle.

Zoti Dokle tha se per keto probleme ka njoftuar edhe OSBE/ODIHR-in dhe shtoi se ne keto qendra votimi te ngritura ne ambiente private sipas tij te militanteve te PD, jane konstatuar dhe votues qe kane votuar dy apo tre here.

PS kerkon qe ne keto qendra votimi te behet rishikimi i te gjitha fleteve te votimit, i listave i pasaportave kartave te identitetit, per te verifikuar sic tha Dokle kete element te manipulimit te votave ne Kamez dhe gjithe Shqiperine.

Top Channel