Ne fuqi denimi per “Hakmarrjen…”

08/07/2009 14:40

Me shume se nje vit nga dhenia e vendimit te shkalles se pare Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda le ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare per 10 te pandehurit e asaj qe prokuroria e konsideron si organizata hakmarrja per drejtesi.

Shumica e te akuzuarve kane fituar azilin politik ne Zvicer, Holande e Belgjike dhe asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje arresti apo te jete paraqitur ne gjykate.

Altin Arapi se bashku me Orik Shytin mbeten te denuar me burgim te perjetshem. Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj dhe Leart Shyti kane serish denimin prej 24 vitesh burg.

I vetmi ndryshim i vendimit te gjykates eshte per te pandehurit Gezim Gjoni, i cili nga 7 vjet burg qe e denoi shkalla e pare iu lane ne fuqi pese vjet heqje lirie.

Si dhe Pasho Novruzajt nga 22 vjet burg i zbresin ne 17 vjet. Dritan Hate i mbeten ne fuqi 23 vjet burg, Gentian Cakes 25 vjet, po kaq edhe Roland Shytit.

Gjykata la ne fuqi 17 akuzat qe rendojne per gjithe grupin sikurse jane grabitjet e disa bankave te kursimit, vrasja e ish-drejtorit te Burgjeve Bujar Kaloshi apo edhe rrembimi e mbajtja peng e te miturit Erion Nushi ne Vlore.

Sipas prokurorise te pandehurit gjate viteve 1992-1996 kane kryer tete vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Procesi i njohur si “Hakmarrja per Drejtesi” eshte nje nder gjyqet qe kane zgjatur me shume ne drejtesine shqiptare.

Top Channel