Gjirokaster, demtohet shtepia e Babaramove

08/07/2009 16:25

Shtepia e Babaramove, nje godine e ndertuar ne fund te shekullit te 18 me vlera te rralla arktiketonike, duket se rrezikon shembjen e pjesshme kjo si rezultat i tavaneve ne te cilat nuk eshte nderhyre ende per t’i restauruar.

Ne njeren prej hyrjeve te kesaj godine ku banon prej 60 vitesh nje familje gjirokastrite vetem dy dite me pare eshte rrezuar pjesa me e vecante e tavanit e quajtur ndryshe rozeta.

Disa vjet me pare ka patur disa fonde per restaurime te pjesshme por kete vit sipas drejtorit te monumenteve te kultures ne Gjirokaster nuk ka nje fond te vecante per kete godine.

Godina trekateshe e Babaramove e pozicionuar ne zonen muzeale te qytetit te gurte hyn ne listen e shtepive monument kulture te kategorise se pare dhe qe paraqet mjaft interes per turistet.

Top Channel