Socialistet, analize per mbrojtjen e votes

07/07/2009 19:35

Per te perforcuar qendrimin e bere publik sot nga Gramoz Ruci, Partia Socialiste mblodhi pasdite 140 kandidatet qe garuan ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Ne nje analize te situates pasgjedhore, ata vendosen qe te ashpersojne qendrimin ne mbrojtje te votes, qe sipas tyre eshte duke u grabtitur nga Partia Demokratike, si shembulli tipik i perpjekjeve te demokrateve per te krijuar mazhorance duke manipuluar procesin e numerimit te votave.

Socialistet thane se do te ndjekin te gjitha rruget ligjore per te mos lejuar Partine Demokratike te dergoje ne Kuvend deputete me vota te vjedhura.

Top Channel