Radhe te gjata ne doganen e Kosoves

07/07/2009 10:00

Sezoni turistik i ketij viti duket se i gjen te papergatitur strukturat e doganes se Kosoves ne kufi me Kukesin.

Fluksi i automjeteve qe udhetojne ne drejtim te Shqiperise eshte i larte, nderkohe qe personeli i doganes se Vermices eshte modest per te perballuar hyrjet ne kufi.

Duke filluar nga data 1 korrik, ne doganen e Morinit kane hyre mbi 7 mije mjete ne dite, te cilat kane per destinacion bregdetin e Shqiperise.

Udhetaret dhe drejtuesit e mjeteve tregojne se ne pjesen e Kosoves jane krijuar radhe te gjata, ku duhet te presesh me shume se kater ore per te kaluar ne doganen e Morinit, ku ka nje personel shtese qe e perballon me lehte fluksin e levizjes.

Numri me i madh i mjeteve ka qarkulluar te shtunen, ku gjate gjithe dites kaluan traun me shume se 11 mije automjete dhe ku radha nga dogana deri ne fshatin Zhur shkonte deri ne 10 kilometra gjatesi.

Ne doganen e Vermices se Prizrenit ka vetem dy sportele, ku edhe thjesht numri i personave dhe ndonje kontroll siperfaqesor i mjeteve shkakton vonesa dhe nervozizem tek udhetaret.

Nje problem i hasur gjate ketyre diteve eshte mosnjohja e kartave te identitetit te shtetasve shqiptare.

Doganat e Kosoves, e respektivisht ajo e Morinit ne Kukes por edhe te tjera, nuk i njohin kartat e identitetit te shtetasve te Shqiperise, edhe pse per to eshte folur aq shume per elementet e sigurise.

Qindra banore te Kukesit keto dite jane kthyer mbrapsht ne doganen e Vermices, pasi kishin menduar se me ne fund do te mund te udhetonin me karta identiteti.

Top Channel