PS: Parregullsi ne Shkoder

07/07/2009 16:05

Kreu i listes se deputeteve per deputet ne qarkun e Shkodres Ilir Beqja denoncoi disa nga parregullsite sipas tij te procesit zgjedhor ne kete qark.

Zoti Beqja solli disa shembuj ne zonat e administrimit zgjedhor 40, 42 dhe 44, ku sipasi tij procesi jashte standarteve ka ndryshuar vullnetin e zgjedhesve.

Zoti Beqja solli dhe disa shembuj te tjere si ate ne qendren e votimit 285, 313, 317, dhe 319, te zones 40 ku sic tha ai kane gjetur flete votimi, te vulosura me boje tjeter, apo flete te cilave nuk iu eshte hequr kundrafleta, apo ne zonen e administrimit 42 dhe ku ne disa qendra votimi 186,187 038 rezultati per PS, shenon 0 vota, ndersa ne qendren e votimit 46, ka vetem nje vote.

PS, i beri publike keto kontenstime per te vertetuar ate qe ajo e quan proces jashte standarteve te kerkuara dhe qe sipas saj kane ndryshuar vullnetin e shqiptareve.

Top Channel