PS, akuza KQZ per Fierin

07/07/2009 15:45

Nje nga eksponentet kryesore te Partise Socialiste, Gramoz Ruci kreu i listes se kandidateve socialiste per qarkun e Fierit, leshoi nje nga deklaratat me te forta qe nga data 28 qershor kur u mbajten zgjedhjet e pergjithshme.

“Ne emer te Partise Socialiste, i bej apelin e fundit Berishes te heqe dore nga cenimi i votes se shqiptareve duke u nisur nga vota e qytetareve te Fierit, ne te kundert do te mbaje per vete gjithe pergjegjesine e deligjitimimit te zgjedhjeve dhe mosnjohjes se rezultatit te tyre”, u shpreh Ruci.

Socialisti Gramoz Ruci akuzoi direkt kryeministrin Berisha qe sipas tij komandon politikisht shumicen ne KQZ ne shkelje te plote te ligjit sic tha ai dhe ne dhunim te te gjitha parimeve kushtetuese.

Por zoti Ruci perfshiu ne kete akuze dhe Ilir Meten, ish-aleatin e PS-se.

“Krimi kushtuese i KQZ-se qe refuzon edhe pas 8 ditesh te numeroje dhe pasqyroje rezultatin fitues te votave per qarkun e Fierit eshte prova me e qarte e kesaj ashtu sikurse konfirmon se martesa e fundit Meta-Berisha, synon te vjedhe mandatin e nente ne qarkun e Fierit”, u shpreh Ruci.

Sipas tij, PS, siguron cdo shqiptar dhe faktorin nderkombetar se ka bere cdo perpjekje ligjore per te mbrojtur zgjedhjet nga vjedhja.

Top Channel