Plagoset turistja kosovare

07/07/2009 14:45

Nje shtetase kosovare eshte plagosur me arme zjarri ne kembe mengjesin e sotem rreth ores 3 ne vendin e quajtur “Ura e uzines” rreth 7 kilometra ne hyrje te qytetit te Kukesit. (UPDATE)

Maksime Berisha e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten ishte duke udhetuar ne drejtim te Durresit se bashku me vellane dhe motren e saj ne nje makine, kur dy persona te armatosur u kane dale para ne erresire dhe kane kerkuar qe te ndalojne mjetin.

Drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtesine dhe personat e armatosur kane qelluar ne drejtim te tyre.

Per pasoje plumbat kane goditur Maksime Berishen ne kembe. Policia e Kukesit pas njoftimit ka nisur aksionin per kapjen e autorit. Burime zyrtare nga kjo drejtori thone se jane shoqeruar deri me tani 15 persona dhe mendohej se autoret e ngjarjes ndodhen ne mesin e tyre.

Pas marrjes ne pyetje eshte arrestuar nje 15 vjecar me inicialet K.S qe mendohet se eshte nje prej autoreve.

Nderkohe jane bere edhe shume kontrolle neper banesa, ndersa po behen analizat balistike. Ngjarja po ndiqet nga afer edhe nga perfaqesues te larte te policise se shtetit.

Mesohet se ne kete segment rrugor kane shkuar edhe forcat e nderhyrjes se shpejte te Shkodres te cilat kane marre detyren e sigurimit te rruges Kukes-Durres e cila ne kete moment ndiqet nga shume shtetas kosovare qe zgjedhin plazhet shqiptare per te pushuar.

Top Channel