PBDNJ vendos ne Kongres per aleancat

07/07/2009 08:55

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut do te vendose ne muajin korrik per te ardhmen e aleances se saj dhe per pozicionin qe kjo force pritet te kete pas zgjedhjeve te 28 qershorit.

Strukturat e PBDNJ-se priten te mblidhen ne Kongresin e jashtezakonshem qe kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka thirrur per t’u mbledhur ne Tirane gjate muajit korrik.

Pas pushimeve te shkurtra, partia qe perfaqeson minoritetin grek do te vendose per fatin qe do te kete gjate kater viteve te ardhshme ne Parlament dhe pozicionin qe kjo parti do te mbaje per punesimin e perfaqesuesve te saj.

Ne historikun e te gjitha proceseve paszgjedhore, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka formezuar koalicionin gjithmone me partine qe eshte ne pushtet. Qendrimi zyrtar i kesaj force pas zgjedhjeve vazhdon te ngelet se PBDNJ do t’i perkase koalicionit te majte, por verdikti final nuk eshte marre ende per aq kohe sa negociatat per ndertimin e qeverise se integrimit europian jane te pambyllura.

Demokratet kerkojne te sigurojne 71 mandate pa Levizjen Socialiste per Integrim. Mandati i 71 i PD-se varet nga rezultati i Fierit, por edhe nga kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, i cili eshte i vetmi perfaqesues nen siglen e partise se minoritetit grek ne Parlament dhe qe pasohet nga Spiro Ksera, tashme deputet i konfirmuar ne Qarkun e Gjirokastres ne siglen e Partise Demokratike.

Top Channel