Nexhat Daci uron Berishen per fitoren

07/07/2009 17:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci i uroi kryetarit te Partise Demokratike dhe Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha fitoren ne zgjedhjet parlamentare te mbajtura me 28 qershor.

Ne telegramin e urimit te kryetarit Daci, theksohet se fitorja ka vleren me te madhe pasi eshte arritur ne nje proces shume te mire, transparent dhe demokratik zgjedhor, i cili ka plotesuar shumicen e standardeve me te larta demokratike.

Duke theksuar kontributin e madh te kryeministrit Berisha dhe PD-se ne ndryshimet e medha pozitive qe kane ndodhur ne Shqiperi nga viti 2005, Daci shprehu bindjen se me kete fitore Shqiperia do te beje hapa te metejme qe pas anetaresimit ne NATO.

Top Channel