
Njoftimi per pezullimin disaditor te qarkullimit te mjeteve ne tunelin e Kalimashit ka bere qe mijera mjete te marrin serish rrugen e mundimshme nga Qafa e Malit per te mberritur ne Tirane.
Pas marrjes se lajmit per mbylljen e perkohshme te tunelit, nje numer udhetaresh, kryesisht kosovare qe vijne per pushime ne Shqiperi, kane pezulluar udhetimin, duke e shtyre ate per disa dite me vone, deri ne njoftimin e ri nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Per te shmangur udhetimin tradicional te lodhshem, permes Qafes se Malit apo permes tragetit drejt Bajram Currit, kosovaret kane preferuar te shtyjne pushimet per disa dite, deri ne rihapjen e tunelit te Thirres per automjetet.
Vendimi per mbylljen e tunelit per trafikun prej ores 11:00 te se henes, deri mengjesin e se enjtes, ka bere qe udhetaret t’i drejtohen rruges se vjeter.
Edhe me heret ka pasur pezullime prej disa oresh, kryesisht naten, por siç duket per nje qarkullim me te sigurt, drejtuesit e punimeve kane vendosur te pezullojne deri te enjten çdo levizje ne tunel.
Nje nepunes i firmes se kontraktuar eshte shprehur: “Po punohet ne nje pjese, rreth 300 metra linear tunel i pasuvatuar, pjese e cila gjate ketyre diteve ishte mbuluar me nje rrjeteâ€.
Duket se inaugurimi i tunelit me daten 25 qershor, pak dite para mbarimit te fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit, ka qene disi i nxituar.
Tuneli ka pasur nevoje per punime shtese, ndaj eshte dashur te nderpritet qarkullimi per kater dite. Per me teper mesohet se levizja e automjeteve, gjate kesaj periudhe, nga te dy anet e kufirit, u ka kushtuar shume grupeve te sigurise, pasi u eshte dashur te shoqerojne çdo karvan automjetesh nga hyrja ne dalje per arsye sigurie dhe per te shmangur ndonje incident te mundshem.
Siguria ka qene prioritet i firmes ndertuese, e cila gjate ndertimit te krejt segmentit Rreshen-Kalimash, por ne menyre te veçante tunelit te Thirres, eshte mbikeqyrur rrepte ne pikepamje te sigurise teknike per jeten e punetoreve. Madje eshte vleresuar si sukses fakti qe nuk eshte shenuar asnje aksident gjate punimeve.
Mesohet se krahas suvatimit per pjesen e mbetur ne tunel do te instalohet rrjeti ndriçues, i cili per momentin nuk funksionon. Nderkohe do te punohet dhe per instalimin e kamerave te sigurise dhe pajisje te tjera, ne menyre qe tuneli te jete ne parametrat dhe standardet e kerkuara.
Top Channel