Pas refuzimeve per te folur para Gjykates se Krimeve te Renda, Met Bozi, nje nder te akuzuarit kryesore per masakren e Cerrikut, e qe njihej si kreu u komitetit te shpetimit te zones ka thyer heshtjen duke treguar variantin e tij per ngjarjen e 22 majit 1997.
Ai eshte shfajesuar nga akuzat qe ka ngritur prokuroria dhe gjate pyetjeve ne seance tha se nuk njihte asnjerin nga te bashkearrestuarit e tjere. Madje, shtoi se ate dite kishte kaluar rastesisht ne Cerrik. Sipas tij, diten e masakres ai ka pare blindin e policise duke nxjerre tym dhe ka vrapuar per te shpetuar njerez.
Ndersa ka hequr pergjegjesine nga vetja, i akuzuari eshte shprehur ne gjyq se sulmin me granate e pati kryer nje tjeter person, Sokol Buzani, i vdekur tashme. Ndersa per te tjeret kembenguli se nuk kishte pare asnjerin dhe nuk i njihte. Bozi ka pershkruar postbllokun e Cerrikut qe sipas tij, ne vitin e trazirave ishte ngritur per te ruajtur njerezit nga hasmerite.
Por ne deshmine e bashkepuntorit te drejtesise, Bujar Buzani, Met Bozi dhe Llazar Bicja pershkruhen si personat qe detajuan masakren dhe qe komandonin te tjeret me radio. Deshmia e Met Bozit ka zgjatur me shume se te ore, seance kjo e ngarkuar me pyetje te prokurorise por edhe batuta te avokateve qe shpesh nderhynin duke i kerkuar prokurorit te mos e sugjestiononte klientin e tyre.
Top Channel