Fushata e korrje-shirjeve ne rrethin e Lushnjes po shkon drejt perfundimit dhe ndryshe nga nje vit me pare, kete vit ky proces eshte zgjatur me shume per shkak te klimes se lagesht.
Kete vit vihet re nje renie e siperfaqes te mbjelle me grure si dhe e prodhimit te marre. Nga 11.700 hektare, kete sezon ajo ka zbritur ne 10 mije hektare. Nderkohe qe rendimenti eshte me i ulet.
Nje vit me pare, 45 kv per ha, kete vit nuk mund te arrihet jo me shume se 40 kv per ha. Nga ana tjeter edhe shpenzimet jane rritur kete vit, kete e pohojne edhe fermeret.
Zona e Lushnjes eshte nje nga prodhueset me te medha te grurit, por deshtimi i shume fermereve nje vit me pare per te shitur prodhimin, ka bere qe te ulet interesi per kete kulture.
Top Channel