Kine, 1434 te arrestuar pas protestave te se dieles

07/07/2009 08:00

Jane 1434 personat e arrestuar si pasoje e perleshjeve qe shperthyen te dielen ne Urumki, kryeqendra e rajonit te Ksiniangit ne Kine.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Kina e Re”, e cila sakteson se incidentet e asaj dite kane shkaktuar 156 te vdekur.

Nderkohe, rreth 200 persona po manifestojne sot ne rajonin ne fjale, per te kerkuar informacione mbi personat e zhdukur pas protestave te djeshme.

I njejti burim, qe iu referohet deshmitareve okulare, shton se ne vendingjarje kane mberritur forcat e sigurise, te mbeshtetura nga makina te blinduara.

Top Channel