Itali, policia godet banden italo-shqiptare

07/07/2009 09:25

Mbi 20 te arrestuar, mes te cileve shqiptare dhe italiane eshte bilanci i nje operacioni te gjere anti-droge te kryer nga karabinieret ne qytete te ndryshme te Italise.

Sipas mediave lokale, per kryerjen e operacionit u angazhuan 120 agjente, te cilet kryen edhe 40 kontrolle ne banesa te ndryshme te te arrestuarve.

Sipas burimeve, arrestimet u kryen ne qytetet Milano, Brindizi, Vicenca, La Specia dhe Pontremoli.

Banda kriminale trafikonte droge te tipit kokaine, hashash dhe marijuane.

Burimet saktesojne me tej se anetare te saj ishin edhe nje oficer i marines ushtarake,kater gra dhe disa afrikane.

Top Channel