Iran, “black-out” kunder Ahmadinexhad

07/07/2009 20:50

Iranianet kane menduar nje menyre mjaft origjinale dhe shume te lehte per te treguar pakenaqesine masive ndaj presidentit Ahmadinexhad.

Gjate fjalimit te kreut te shtetit, ne disa zona te vendit pllakosi erresira per shkak te nje black-out-i. Kjo strategji u publikua pak dite me pare nga gazetari disident Omid Habibinia.

Sipas tij, ne momentin e fjalimit te Ahmadinexhad, iranianet duhej te vinin ne funksion lavatricen, hekurin e rrobave, kondisioneret dhe fshesat me korent per te ngarkuar rrjetin dhe per te krijuar nje black-out, pasi linjat nuk e mbanin dot gjithe kete ngarkese.

Erresira eshte vene re ne disa zona te Teheranit por edhe ne Tabriz, Isfahan dhe Saghez. Gjate momenteve te erresires, protestuesit kane dale neper tarraca duke thirrur: “Vdekje diktatorit”.

Top Channel