Gripi, mungojne masat ne kufi

07/07/2009 15:25

Periudha e veres perkon edhe me me fluksin e emigranteve qe kthehen ne atdhe, dhe me rrezikun e shfaqjes edhe ne Shqiperi te gripit te derrave.

Por pavaresisht deklaratave per marrjen e masave, ne kufi duket se mungojne kontrollet.

Ne Rinas, pasagjeret, pavaresisht se mberrijne nga vende te ndryshme, disa prej te cilave te prekur nga virusi nuk kontrollohen as formalisht.

Ne aeroport vijne pasagjere nga vende te ndryshme te botes ndaj dhe survejanca kerkohet te jete e larte.

Alarmi per perhapjen e virusit A H1N1 eshte ne nivelin e gjashte ndaj te gjitha vendet kane ngritur struktura te posacme per te frenuar perhapjen e shpejte te ketij virusi si ne aeroporte ashtu edhe ne pika te tjera kufitare.

Ne vendin tone Ministria e Shendetsise i ka ngritur keto struktura por ato nuk respektojne urdherin e Ministrise duke qendruar pasiv ndaj hyrjeve dhe daljeve te pasagjereve ne pikat kufitare.

Ministria e Shendetesise ka celur nje fond te posacem per te siguruar sasi te mjaftueshme Tamiflu ne rast se ne vendin tone do te hyjne persona te prekur nga ky virus.

Por ne fakt edhe perdorimi i Tamiflu eshte ne diskutim pasi ende edhe ne vende te tjera nuk eshte specifikuar nese ai duhet perdorur dhe sjell efekte ndaj gripit, pasi ka disa hipoteza se ilaci mund ta beje virusin rezistent.

Top Channel