Gripi i derrit, shendetesia porosit 50 mije vaksina

07/07/2009 08:35

Gripi i derrave pritet te na “vizitoje” zyrtarisht ne muajin shtator. Nderkohe qe korriku dhe gushti shihet si muaji “importues” i kesaj viroze.

Deri tani ne territorin shqiptar nuk konfirmohet asnje rast i dyshuar me grip derri, apo siç quhet ndryshe AH1N1, por pavaresisht kesaj masat dhe sistemi sinjalizues duhet te mbetet konstant dhe ne vigjilence.

Konfirmohet nga Ministra e Shendetesise se plot 50 mije doza vaksinash jane porositur te vijne ne vendin tone.

Behet fjale per vaksina te thjeshta dhe jo specifike per AH1N1 te prodhuara pak kohe me pare nga nje firme e njohur farmaceutike. Ende kjo vaksine nuk ka dale ne treg, megjithate eshte ne prodhim e siper, per sasi dhe doza te medha.

Vendet e Bashkimit Europian kane bere kerkesen per te pasur doza dhe stoqe te ketij produkti, me mbeshtjelle mbrojtese kunder disa lloje virusesh, por kryesisht per AH1N1. Ende nuk raportohet asnje rast i prekur nga virusi i tipit A ne vendin tone.

Por, sapo vaksina te dale ne treg, eshte parashikuar te blihen 50 mije copet e para. Ky eshte nje parashikim qe eshte marre kohet e fundit nga grupi i punes lidhur me kete çeshtje.

Por detaje te metejshme lidhur me shperndarjen e produktit ende nuk behen te ditura. Nuk dihet ende se cila pjese e popullates do te vaksinohet e para. Ne nje kohe kur epidemia e gripit te derrave ka rrethuar Shqiperine, Ministria e Shendetesise ka caktuar fondin rezerve dhe ka siguruar dozat e duhura te medikamenteve te thjeshta, vaksina normale.

Te pakten qe nga shfaqja e virusit e deri dje, ne vendin tone nuk raportohet asnje rast i prekur nga virusi i tipit A. Ndodhen stoqe, 3 mije doza “Tamiflu” dhe eshte i aktivizuar enkas per kete proces fondi prej 100 milione lekesh. Menjehere me daljen e vaksines ne tregun farmaceutik, jane parashikuar te blihen 50 mije cope, por nuk dihet ende se cila kategori do te vaksinohet e para.

Deri tani, firma, e cila po prodhon vaksinen kunder gripit te derrit, nuk ka marre asnje porosi apo kerkese zyrtare nga Shqiperia. Shteti shqiptar ende nuk ka vendosur nese do te blej vaksinen, dhe ne rast se po, cilat do te jene kategorite qe do te perfitojne dhe me çfare çmimi.

Ne rastin e gripit te shpendeve, vaksina tamiflu u porosit per kategorite qe jane me shume te ekspozuar ndaj infeksioneve, si mjek, personel shendetesor qe punojne prane virozeve, ose punonjes te ndodhur ne kushte te veshtira pune.

Po ashtu, u tha se personeli i porteve dhe aeroporteve do te ishin me te “privilegjuarit”, si dhe u propagandua nje fushate sensibilizimi per marrjen e vaksines nga moshat e treta, femijet dhe pacientet kronik.

Top Channel