Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive kallezoi ne organin e Prokurorise nje ambasador dhe nje punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, dega Tirane, per vepren penale te “Refuzimit per deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publikeâ€, te parashikuar nga nenin 257/a/2 i Kodit Penal.
Pas perfundimit te hetimit administrativ, ILDKP konstatoi fshehje te pasurise e deklarim te rreme nga subjekti Qazim Tepshi, me funksion ambasador i Republikes se Shqiperise ne Republiken e Çekise dhe nga subjekti Merita Aleksi, me funksion inspektor tatimor.
Subjekti Qazim Tepshi, ne deklaratat e tij te interesave private nder vite nuk ka pasqyruar nje shume prej 35.000 eurosh, te depozituar ne nje nga bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi. Po ashtu, subjekti nuk e ka deklaruar nje transaksion bankar ne shumen e 39.000 eurove, e cila i eshte kaluar ne llogarine e tij bankare nga nje person i trete.
I pyetur lidhur me pasaktesite e evidentuara nga Inspektorati i Larte, subjekti Tepshi eshte pergjigjur se nuk e ka gjykuar te deklaroje kete shume “…sepse nuk jane krijuar nga puna ne ambasade…â€. Ne perputhje me kerkesat e ligjit nr.9049, dt.10.4.2003 “Per deklarimin e pasurise…†dhe ligjit nr.9367, dt.7.4.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave…â€, ILDKP i vlereson argumentet e subjektit te pabazuara, duke i konsideruar shkelje te ligjit.
Gjate hetimit administrativ dhe korrespondences me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, Inspektorati i Larte ka evidentuar gjithashtu se zyrtari me funksion ambasador, ka qene administrator i shoqerise “Saitanâ€, aktivitet i mbyllur ne vitin 2003, per te cilin ka mbetur pa shlyer detyrime tatimore ne vleren 2.666.192 leke.
Pas konstatimit te shkeljeve te mesiperme, Inspektorati i Larte ka kerkuar nga organi i prokurorise nisjen e procedimit penal per subjektin Qazim Tepshi. Subjekti Merita Aleksi, ne deklaratat e interesave private nder vite nuk ka pasqyruar depozita dhe llogari bankare ne disa banka te nivelit te dyte, te cilat arrijne shumen 3.589.048 leke.
Po ashtu, nga hetimi administrativ i ILDKP per pasurine e deklaruar te subjektit Aleksi dhe familjareve te saj, rezulton se nuk jane pasqyruar ne deklarata depozita dhe llogari bankare te bashkeshortit te saj, Diogjen Aleksi, ne shumat: 12.570.872 leke; 12.766 euro; dhe 11435 USD.
Top Channel