Dehen policet, qellojne me arme ne ajer

07/07/2009 22:45

Tete punonjes te policise se burgut te Fushe Krujes, perfunduan ne rajonin e policise se Kurbinit dhe te Lezhes.

Njeri prej tyre qelloi ne ajer me pistolete, ndersa te tete policet ishin duke udhetuar me furgon, pas nje dreke ne fshatin Skurajk te Kurbinit.

Kalimtare te rastit njoftuan policine e Kurbinit, e cila mberriti ne vendin e ngjarjes.

Ata hasen ne rezistence gjate shoqerimit te gardianeve dhe kerkuan madje edhe ndihmen e grupit te gatshem, per te derguar ne qeli koleget e tyre te dehur.

Gardianet pritet te lirohen, ndersa ai qe qelloi do te vihet nen akuzen e prishjes se qetesise dhe rendit publik.

Top Channel