Koalicioni me Berishen ndan LSI

06/07/2009 17:25

Vendimi i Levizjes Socialiste per Integrim, per te nisur negociatat me kryeministrin Sali Berisha per krijimin e qeverise se re, eshte pritur ne menyra te ndryshme nga themelues te kesaj partie.

Dy ish-deputetet me nje eksperience te gjate ne te majte dhe perkrahes te hershem te Ilir Metes para dhe pas largimit te tij nga PS, Spartak Braho dhe Sabit Brokaj, e shohim ne kendveshtrime te kunderta kete aleance te re.

Per Brahon kjo do te ndikoje ne stabilitetin dhe uljen e krizes ekonomike.

“Koha e therret Meten si mjeshter te krizave, per ta zgjidhur edhe kete krize. Meta eshte i vendosur per zgjidhjen e tyre dhe ne keto kushte LSI ka rol kryesor. Ne parlamentin e fundit PS dhe PD kane bashkepunuar, duke miratuar 700 nga 765 ligje”, kujton Braho.

Ndersa per Brokajn kjo eshte tradheti e parimeve per te cilat lindi kjo force politike.

“Me vjen keq te arrihet ne qendrime te tilla, ku vete Ilir demtohet. Vete ai u vu ne funksion te mbylljes se skandaleve, nderkohe qe Saliu do t’i shkoje deri ne fund shkaterrimit te LSI-se”, u shpreh Brokaj.

Ne te gjithe elementet e ketij bashkepunimi dy themeluesit e LSI kane qendrime te kunderta

Braho nga ana e tij thote se elektorati nuk mund te lihej gjate rruges dhe PD dhe kryetari i saj do te jene nen presion te vazhdueshem.

Kurse Brokaj thekson se kriza nuk zgjidhet nga ata e krijojne ate dhe se kane provuar se nuk e zgjidhin.

Brokaj ka komentuar edhe deklaratat qe zoti Meta beri ne intervisten dhene VOA-s ku pohonte se Rama i kishte bere nje oferte per t’u bere kryeminister me vota te mara nga e djathta.

Per te kjo zgjidhje do te kishte me shume elemente pozitive se negative, pasi do te sherbente per te bashkuar te majten dhe per ta risjelle ate ne pushtet dhe do te vendoste Meten ne postin e kryeministrit.

Top Channel