Mitingu i PS, tension dy dite para zgjedhjeve

26/06/2009 12:20

Ne nje shfaqje te paprecedente te viteve te fundit, policia perdori forcen, duke bllokuar qendren e Tiranes per mitingun e opozites. (UPDATE)

48 ore para zgjedhjeve, drejtuesit e policise se Tiranes dhane urdher per rrethimin dhe pushtimin e bulevardit me emrin e shenjte, “Deshmoret e Kombit”, vetem per te bllokuar punimet anesore per mitingun e opozites se kryesuar nga Partia Socialiste.

Forcat e shumta policore, te nderhyrjes se shpejte, ato speciale dhe te asistuar nga ajo qe quhet Garda e Republikes, bllokuan me automjete policore dy anet e bulevardit.

Shfaqja e forces se papare te policise ndaj opozites, qe prej viteve 96- 98, kryhej nen syte e qindra qytetareve, vezhguesve te huaj dhe kreut te opozites, Edi Rama. Opozitaret duket se pak jane te shqetesuar dhe thone se kjo shenje e intimidimit ekstrem ne nje vend qe quhet demokratik dhe anetar i NATO-s eshte shenje deshperuese e humbjes se Sali Berishes.

Ata kane berre thirrje qe gjate dites se sotme me shume qytetare te bashkohen me ta.

“Lajm i keq eshte qe po na pengojne te mbajme mitingun, lajm i mire eshte se Berisha ka frike dhe rrethon veten me policise ashtu sic beri kur iku ne Tropoje. Ftoj qe njerezit te vijne ne oren 20:00 ne mitingun tone”, u shpreh Veliaj.

Socialistet kishin kerkuar policise me ane te nje shkrese zyrtare qe ne daten 17 qershor dhe kjo e fundit ka detyrim ligjor qe te ktheje pergjigjie nje dite me pas ne rast objeksioni. Por gjate dites se djeshme policet jane shfaqur nervoze ne perballjen me opoziten.

Tensioni vazhdoi gjate gjithe nates deri ne oret e para te mengjesit te se premtes. Opozitaret dhe policia kane qendruar duke debatuar pothuajse gjate gjithe kohes per gjithcka qe nga muzika ne boulevard.

Ndersa ne oret e para te mengjesit te se premtes policia tentoi qe te bllokonte me blloqe betoni bulevardin “Deshmoret e Kombit”, i cili me heret ishte bere i pakalueshem nga mjetet per shkak te disa kamioneve te vendosur nga forcat e rendit.Tentativat per te ngritur kete mur betoni deshtuan per shkak te protestes se opozitareve.

Vezhguesit dhe ambasadoret e huaj kane ndjekur nga afer kete konflikt me i rendi gjate kesaj fushate elektorakle. Gjate mbremjes se djeshme kreu i OSBE-se, Robert Bosh, i cili negocioi gjithe pasditen mes paleve, vizitoi vendngjarjen.

Ndersa ne mengjesin e se premtes ishte ambasadori amerikan John Withers ai qe pa nga afer dhe degjoi shqetesimet e opozitareve qe ishin perballur gjithe naten me policine ne shesh.

Withers me pas ka ecur ne kembe ne drejtim te kryeministrise.

E gjithe skena eshte ndjekur direkt nga kryeministri Berisha i cili gjendjen ne zyren e tij ne kryeministri. Ai ka dale disa here ne dritare per te pare qe ne bulevard socialistet kishin nisur ndertimin e podiumit per mitingun e sotem gjate gjithe kohes kryeministri ndersa vezhgonte komunikonte ne telefon.

E ndersa kryeministri vezhgonte pas perdes kundershtaret e tij politik ne momente tensioni per shkak te perplasjeve me policine, nje tjeter perplasje ndodhi pak metra me tutje ne uren e bulevardit “Deshmoret e Kombit”, ku organizatoret e mitingut te PS, tentuan te mos lejojne vendosjen e karrotrecave te sjella nga policia per te mos lejuar hyrjen e pajisjeve per mitungun e opozites.

Ne keto momente ka mberritur ne bulevard kryetari i opozites Edi Rama, i cili eshte ndalur vendin ku pritet te ngrihet plateja kryesore e mitingut te pasdites.

Ai vezhgoi nga afer situaten dhe bisedoi me drejtues te shtabit organizator dhe krejt i qete u largua serish, ne kembe drejt qendres.

Ndersa ne bulevard socialistet vazhdonin punen vetem me krahe dhe nen vezhgimin e policise ne sheshin “Skenderbej” prej oresh kishte nisur puna per pergatitjen e ambientit per mitingun permbylles te Partise Demokratike.

Top Channel