Sateliti i Saturnit “perplas” shkencetaret

25/06/2009 19:15

Ne numrin e kesaj jave, revista shkencore “Nature” ka dale me dy artikuj qe konfirmojne dhe kundershtojne ekzistencen e ujit te ngrire ne siperfaqen e henes se gjashte me te madhe te Saturnit, Enceladus.

Ne kete rast shkencetaret kundershtojne njeri-tjetrin me teza te ndryshme, duke u konfrontuar me fakte te ndryshme ne faqet e kesaj reviste, ndersa gjykimin perfundimtar per kete do ta japin vetem lexuesit. Me poshte do publikojme ne vije te pergjithshme dy hipotezat.

Hipoteza A. Pjese te medha akujsh vihen re ne polin e jugut te Enceladus. Masat e akullit jane gjigande dhe ato jane formuar nga uji dhe gazrat. Provat per kete i japin fotot e sondes Cassini qe sillet perreth planetit te unazave. Ne kete perfundim ka dale Juergen Schmidt nga Universiteti i Potsdamit ne Gjermani dhe Nikolai Brilliantov nga Universiteti i Leicesterit ne Angli. Perfundimet e tyre theksojne gjithashtu se mes pjeseve te akullta gjendet edhe sodium, cka verteton se poshte akujve ndodhen oqeane. Kjo do te thote gjithashtu se ne satelitin e Saturnit mund te ekzistojne edhe forma te ndryshme jete. 

Hipoteza B. Sipas profesorit Nicholas Schneider nga qendra e kerkimit ne Kolorado, Enceladus nuk fsheh oqeane pasi imazhet e teleskopit Keck-1 me diameter 10 m kane matur nje sasi shume te vogel kripe. Nese do kishte oqeane, atehere sasia e kripes do ishte shume here me e madhe. Nga ana tjeter, profesor Schneider nuk eshte shume i sigurt ne hipotezen e tij, duke theksuar se mund te gjenden edhe shume interpretime te tjera. “Mund te hedhim shume hipoteza por nuk jemi ne gjendje t’i vertetojme. Duhet te studiojme me kujdes cdo detaj por nuk mund te flasim per cdo gram kripe qe gjejme”, thekson me nota ironie shkencetari.  

 

Top Channel