Republikanet mbyllin fushaten

25/06/2009 15:25

Partia Republikane ka mbyllur fushaten zgjedhore me nje tubim ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” me moton “Sot NATO, neser BE”.

Lideri republikan, Fatmir Mediu u premtoi zgjedhesve t’u jape Shqiperine europiane ne 4 vitet e ardhshme te qeverisjes se djathte.

“Edhe tre dite dhe Shqiperia hap nje dere te madhe dhe vendos veten ne Bashkimin Evropian. Ne republikanet besojme te e mira morale, mirekuptimi, besojme ne te ardhmen besojme se Shqiperia do te ece perpara dhe te behet evropiane”, u shpreh Mediu.

Levizja e lire e shqiptareve pa viza, vazhdimi i luftes ndaj korupsionit, nje qeveri e forte dhe qe beshtet interesat e qytetareve te saj, jane disa nga premtimet e republikaneve per 4 vitet e ardhshme te qeverisjes se djathte.

Top Channel